Politike

‘Do t’i bindem Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi’, Arben Kingji betohet para Presidentit  

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji, u betua të mërkurën para Presidentit Bajram Begaj

Në ceremoninë e betimit, pas ekzekutimit të himnit kombëtar, u lexua edhe dekreti i emërimit.

Me dorën mbi Kushtetutë, Kingji u betua solemnisht se : “Do t'i bindem Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, do t’i shërbej me ndershmëri vendit tim dhe do të mbroj interesat e Republikës së Shqipërisë.”

Në ceremoninë e betimit ishin të pranishëm oficerë madhorë të Forcave të Armatosura.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë