Ka ndodhur

Do të prodhonin kriptovalutë, policia zbulon 2 laboratorë me vlerë rreth 1 mln Euro

Policia e Durrësit ka finalizuar një operacion që ka çuar në zbulimin e dy laboratorëve që përdoreshin për prodhimin e kriptovalutës. 3 persona janë vënë në pranga për këtë çështje, ndërsa 4 persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Policia bën me dije se janë zbuluar dy laboratorë për prodhimin e kriptovalutës, me vlerë 1 milion euro.

Në pranga kanë përfunduar shtetasit A. Ç, 26 vjeç dhe Rr. D, 36 vjeç, banues në Tiranë si dhe L. Xh, 23 vjeç, banues në Lushnje.

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit E. H., M.Gj, E.H dhe Th.Z, banues në Tiranë.

Mësohet se këta persona kishin ngritur një strukturë në fshatin Pjezë, Shijak, Durrës dhe një tjetër në fshatin Fllakë, Shijak, Durrës.

Autoritetet kanë sekuestruar me qindra pajisje elektronike për prodhimin e kriptovalutave, qindra panele diellore, qindra pajisje elektronike për sigurimin e vazhdueshëm të energjisë elektrike, e po ashtu dhjetëra pajisje kompjuterike dhe elektronike që sipas policisë deri më tani vlerësohen se kanë shkuar rreth 1 milion Euro.

Policia thotë se po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal dhe vendosjen para drejtësisë të personave të tjerë të implikuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë