Ka ndodhur

Laboratori i kriptomonedhave në Shijak, lirohen të arrestuarit

Lirohen tre personat e arrestuar për laboratorin e kriptomonedhave Bitcoin që u zbulua në Shijak. Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitje për Rramush Dumanin, Liserxhio Xheferrajn dhe Ardian Çekiçin, pasi vlerësoi si të pamjaftueshme provat për t'i mbajtur në burg.

Gjatë aksionit policor të shtunën e kaluar, policia sekuestroi pajisje dhe panelet diellore në dy laboratorë për kriptomonedha.

Po ashtu, janë shpallur në kërkim edhe 4 persona të tjerë. Ata akuzohen për aktivitet të paligjshëm, pastrim parash dhe fshehje të ardhurash.

Këta persona kishin ngritur një strukturë në fshatin Pjezë, Shijak, Durrës dhe një tjetër në fshatin Fllakë, Shijak, Durrës, me aparatura me vlerë 1 milion euro.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë