Lajme

Do të merrte nusen, helikopteri rrëzohet me dhëndërin në bord

Ajo që duhej të ishte një ditë gëzimi, për pak u shndërrua në një tragjedi për një çift të rinjsh në qytetin e Korçës.

Helikopteri i një kompania private, i pajtur nga shtetasi me inicialet G.H., për të marrë nusen në ditën shënuar të dasmës është rrëzuar në vendin e njohur si “Kryqëzimi i Ersekës”.

Në momentin e rrëzimit, në helikopter ndodhej vetëm piloti dhe dhëndëri. Fatmirësisht, rënia nuk ka qenë e vrullshme dhe që të dy këta persona kanë shpëtuar paq nga aksidenti.

Dëshmitarë okularë thanë për mediat se në momentin që do të ulej në shesh, helikopteri ka rënë në kontakt me një pemë. Kjo mendohet se ka shkaktuar humbjen e kontrollit të mjetit nga ana e pilotit.

Në njoftimin e shkurtër për shtyp, policia konfirmon ngjarjen dhe thotë se po hetohet për shkaqet e saj. Paraprakisht besohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të një manovre të gabuar të pilotit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë