Për ju që pëlqeni shumë të ftohtin edhe dëborën, bëni gati kapuçët, këpucët e borës, dhe gjithë materialet e nevojshme për të festuar në natyrë.
Për ju është momenti më i bukur i vitit. Moti do t’ju favorizojë me rreshje dëbore dhe të ftohtë polar në festa.
Sinoptikanja e gazetës “Si” shpjegon se, duke nisur nga sot (dita e shtunë) vendi ynë do të jetë ne ndikimin e ajrit të ftohtë me origjinë nga Poli i Veriut .
Priten rreshje bore në verilindje dhe juglindje të vendit. E diela dhe deri në fundin e dhjetorit temperaturat do të vijojnë të ulta.
Në zonat malore temperaturat parashikohen -10/1 grade, në zonat qendrore -4/9, bregdeti 0/11 grade celcius.
Temperatura më e ulët sot u regjistrua -5 gradë celcius në Kuçove.
I ftohti polar do të na shoqeroje deri në fundin e dhjetorit ku dhe nata e ndërrimit të viteve do të jetë shumë e ftohtë .
Pra dita e dielë dhe e hëna parashikohen të jenë dhe ditët më të ftohta ku temperaturat do të shkojne deri në -11 gradë në zonat malore.
Edhe bregdeti dhe zona e ulët do të kenë temperature që do të zbresin ne -2 gradë celcius në bregdet, -6 në zonën qendrore .
Edhe gjatë ditës do të përjetohet i ftohti polar, ku termometri maksimal nuk do ti kalojë 9 gradë në vlerën më të lartë.
Më 1 janar 2020 moti do të mbetet i ftohtë. Ne zonat malore do rikthehen rreshje të pakta dëbore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.