Gazeta Si - Një 29-vjeçar ka rënë në pranga në Tiranë, pasi kishte pajisur me dokumente false një vajzë 29-vjeçare për ta trafikuar në Gjermani, ku do ta shfrytëzonte për prostitucion.
I arrestuari është F.S., vjeç nga Fieri, ndërsa është proceduar penalisht edhe vajza me iniciale E.H., nga Fieri.
Sipas policisë, i riu i ka siguruar dokumente të dyshuara të falsifikuara 29-vjeçares, të cilat kjo e fundit, do t’i përdorte në vendet e BE-së.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se riu i kishte siguruar dokumentet e falsifikuara me qëllim për ta trafikuar 29-vjeçaren në Belgjikë dhe më pas Gjermani, për ta shfrytëzuar për prostitucion.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjete identifikimi të shtetësive të ndryshme, të dyshuara të falsifikuara.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.