Ka ndodhur

I shpallur në kërkim për trafik droge në Itali, arrestohet 54-vjeçari në Durrës

Gazeta Si - Një 54-vjeçar u vu në pranga në Durrës, me qëllim ekstradimin në Itali i dënuar me 4 vjet burg për trafik droge.

Aksioni për kapjen e A.M., u zhvillua nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me FAST Albania në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar  “Sundimi i ligjit”.

Gjykata e Apelit e Peruxhias e ka dënuar 54-vjeçarin, me 4 vjet e 10 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Mospagimi i taksave dhe sigurimeve shoqërore” dhe “Deklarimi i rremë”, të  parashikuara nga Kodi Penal italian.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë