Ka ndodhur

I dënuar me 3 vjet burg në Stamboll për përfshirje në vrasje, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari turk

Gazeta Si - Një 48-vjeçar turk u arrestua në Tiranë, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e vendit të tij.

Policia thotë se në pranga ra Hasan Ozcan, banues në Tiranë. Ai u lokalizua në zonën e Unazës së Re dhe u arrestua gjatë një aksioni policor të koduar “Istanbul”.

Ozcan ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda në Stamboll të Turqisë e ka dënuar me 3 vjet e 28 ditë burgim, për veprat penale “Pjesmarrje në vrasje”, dhe “Vrasja e mbetur në tentativë”, parashikuar nga Kodi Penal i Turqisë.     


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë