Jete & Stil

Do blini shtëpi të re? Ky website ju zbulon historitë e trishta pas tyre

Nëse doni të blini një shtëpi, në ndonjë vend të caktuar, por nuk dini se çfarë historie e trishtë ka ndodhur brenda mureve që ju dëshironi të blini, atëherë një Websit ju vjen në ndihmë.

I krijuar para disa kohësh, faqja e internetit Diedinhouse.com ju mundëson që kur klikoni adresën e shtëpisë të cilën dëshironi të blini, të zbuloni se a ka pasur ndonjë vdekje, vrasje, ndonjë histori krimi.

Kjo adresë kërkon në miliona të dhëna dhe shërbimi kushton rreth 12 dollarë për një kërkim bazë. Ky Websitë ka ngarkuar të dhënat që datojnë me vitin 1980. Pronari  i faqes Roy Condrey thotë se ai zbuloi se dikush kishte vdekur në shtëpinë që ai ishte gati për ta blerë. Ai thotë gjithashtu se pronarët duhet t'i njoftojnë blerësit e tyre për ndonjë ngjarje që mund të ketë ndodhur në pronën e tyre, por kjo nuk është kërkesë ligjore.

Sipas tij, në SHBA në rreth në 4.5 milionë shtëpi ka ndodhur nga një vdekje . Nisur nga kjo gazetarët kanë kontrolluar një adresë ku dyshohej se mund të kishte ndodhur ndonjë vdekje dhe informacioni i dhënë nga faqja për një shtëpi në Ohajo ishte i saktë.

Tani për tani faqja mund të japë informacion vetëm për ndërtesat në SHBA. Pavarësisht nga fakti se nuk është një kërkesë ligjore për të zbuluar një vdekje në një shtëpi para shitjes, ajo mund të zhvleftësojë një pronë me 25%. Themeluesi i faqes në internet zbuloi se kërkimet më të mëdha në faqe kanë qenë nga Kalifornia dhe Teksas. Ai thotë se banorët Kalifornisë janë veçanërisht të interesuar për shumë vrasje dhe vdekje të famshme në shtet si dhe historinë që mund të lidhet me shtëpinë e tyre.

"Do të më mërziste nëse do të dija se dikush ka vdekur në shtëpinë time", tha Condrey.  “Unë nuk mund të jetoj në një shtëpi ku kishte një vrasje-vetëvrasje.” Shtoi ai më tej.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë