Njerez

Divorci rekord i oligarkut rus në Britani, 531 milionë euro për ish-gruan e tij

Përballë betejës midis oligarkut rus, Farkhad Akhmedov dhe ish-gruas së tij, Tatiana, gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Gwynneth Knowles në Britani të Madhe, rimendoi frazën e Anna Kareninas: "Çdo familje e palumtur është e pakënaqur në mënyrën e vet". Klani “Akhmedov”, theksoi ai, është ndër më të pakënaqurit që i kanë rastisur ndonjëherë në gjykatë.

Zonja Tatiana, tani ka diçka për të ngushëlluar veten: nga ish-burri i saj, ajo mori pasuritë që i ishin caktuar nga gjykata në vitin 2016, pak a shumë 454 milionë paund, rreth 531 milionë euro, një total që e bën divorcin e saj më të kripur në historinë juridike britanike.

Nëse privatisht Farkhad, në listën e zezë të bashkëpunëtorëve të presidentit rus, Vladimir Putin, të hartuar nga SHBA-të, do të kishte besuar se ai do të preferonte t'i digjte paratë, sesa t'ia dorëzonte ish-gruas së tij "për vite me radhë", sipas saj, ai nuk i dha "as edhe një qindarkë”.

Tatiana Akhmedova, e cila do të përfitojë nga divorci me ish-burrin e saj, 531 milionë euro

Në fund të fundit, u gjet një formulë që solli të dy palët në një marrëveshje, një përzierje parash, pasurie të paluajtshme dhe vepra arti që arriti shumën e treguar nga Gjykata e Lartë.

Njoftimi u bë nga një zëdhënës i oligarkut, si dhe nga “Burford Capital”, grupi i financimit të çështjeve gjyqësore, ose financimi i mosmarrëveshjeve ligjore, të cilave Tatiana i ishte drejtuar për të detyruar ish-in të hapte portofolin e tij.

Ajo, Tatiana, nuk ka komentuar deri tani, mbase i mjafton fitorja financiare dhe morale, si dhe mundësia për të marrë një koleksion privat që lakmohet nga shumë ekspertë. Në fakt, pikturat nga Andy Warhol, Mark Rothko dhe Damien Hirst u përkasin Akhmedovëve, të mbajtura me sa duket në Lichtenstein.

Farkhad Akhmedov dhe djali i tij, Temur

Ndryshe nga ish-burri i saj, i cili u kthye në Rusi, zonja Akhmedova ka qenë një shtetase britanike për më shumë se 20 vjet. Në Surrey, ajo rriti dy fëmijë, tani të rritur, "praktikisht vetëm".

Pasi të ketë arritur një marrëveshje me ish-in për transferimin e fondeve, ajo mund të ndërtojë një jetë të re, edhe nëse divorci ka lënë gjurmë të thella në ekuilibër dhe afeksionet familjare.

Djali i madh, Temur, për shembull, u akuzua nga Gjykata e Lartë se u bë krahu i djathtë i babait të tij dhe se e ndihmoi atë të fshihte pasurinë "përmes një serie operacionesh", qëllimi i të cilëve ishte të parandalonte nënën e tij që të merrte atë që donte, me të drejtë.

Oligarku rus Akhmedov dhe partnerja e tij tridhjetë vjet më e re

Prillin e kaluar, gjykatësi Knowles, e quajti atë "një individ të pandershëm" dhe e urdhëroi që t'i paguante nënës së tij 75 milionë £. Do të ishte falë tij dhe aventurave të tij financiare që babai Akhmedov, i cili në moshën 65 vjeç u martua përsëri me një grua tridhjetë vjet më të re se ai, arriti t’i mohonte ish-gruas së tij jahtin “Luna”, një varkë 300 milionë paund me dhjetë kabina VIP dhe një pishinë 20 metër e ndërtuar për një tjetër super miliarder rus, Roman Abramovich.

Përfaqësuesit e tij ligjorë, kanë argumentuar se Temur - një tregtar nga qyteti i cili është mësuar me një standard të caktuar jetese nga babai i tij, me një apartament 35 milionë paund me pamje nga Hyde Park, një Rolls Royce dhe një Tesla - "nuk ka dashur kurrë të marrë anën e askujt, por në mënyrë të pashmangshme u zhyt në vorbullën e një mosmarrëveshje të hidhur familjare.

Është e vështirë të imagjinohet se ai tani do të jetë në gjendje të rilidhet me nënën e tij Tatiana, e cila ndër të tjera kishte arritur të merrte një urdhër për të ulur shpenzimet e saj në 3,000 paund në muaj.

Jahti i oligarkut rus, i quajtur "Luna"

Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë