Njerez

Ditën e tërmetit nuk punoi pajisja që regjistron lëkundjet

Forca e tërmetit të 26 nëntorit nuk është regjistruar nga shteti.

Sizmologu Llambro Duni tha në një studio televizive se aksilograma nuk u regjistrua në stacionin e Durrësit për shkak të ndërprerjes së energjisë dhe aty nuk ka patur UPS.

“Ne po përpiqemi ta rikuperojmë, sepse në momentin që ka ndodhur tërmeti, ta dinë të gjithë unë nuk kam çfarë të fsheh, është ndërprerë energjia dhe është rivendosur pas gjysmë ore. Në atë moment nuk ka funksionuar asksilografi, ne duhet të kishim UPS aty, ose sisteme të rikuperimit të energjisë, për fat të keq i kemi, dhe kështu është gjithë kjo punë,"-u shpreh ai.

Zot Duni, shtoi se po përpiqen ta rikuperojnë dhe se kanë ende shpresa

"Shpresojmë ta rikuperojmë, sepse gjithë sistemi për shkak të ngarkesës që ka pasur dhe amplitudat e larta. Nuk po hymë dot në sensor, nuk po hymë dot në memorien e tij për ta tërhequr po përpiqemi. Kemi shpresa ende, kemi humbur një të dhënë që duhet të ishte shumë e vlefshme për të njohur realisht se kush ka qenë forca në terma fizikë në sipërfaqen e tokës,”- tha Duni.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë