Politike

Dita e Verës, Rama njofton vendimin: Administrata Publike pushim edhe më 15 mars

Gazeta Si - Me vendim të Këshillit të Ministrave është vendosur që të gjithë punonjësit e administratës shtetërore ta marrin pushim ditën e premte, më 15 mars.

Me festën zyrtyare të Ditës së Verës (të enjten, 14 mars) dhe fundjavën pushim, administrata shtetërore do të pushonte për 4 ditë radhazi.

Siç ka shkruar në Facebook edhe kryeministri Edi Rama, dita e punës do të zvëndësohet brenda 6 mujorit të parë të këtij viti.

“Me këtë vendim të Këshillit të Ministrave u japim mundësi të gjithë punonjësve të shtetit që nuk janë pjesë e funksioneve kritike, të marrin një ditë më shumë pushim mes Ditës së bukur të Verës dhe fundjavës që gjithësesi e kanë pushim! Gëzuar Ditën e Verës”, shkruan Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë