1 maji Dita ndërkombëtare e Punëtorëve për shumicën dërrmuese të shqiptarëve është një rast për të festuar dhe pushuar. Është një ritual i mbetur nga komunizmi kur sipas ideologjisë së kohës klasa punëtore ishte në pushtet. Me realitetin e sotme fotografitë e protestës së kësaj dite janë pak për të thënë se edhe shqiptarët si në shumë vende të botës e kanë 1 majin ditën e shenjtë të protestës së punëtorëve.
Në sheshin “Ushtari i Panjohur” në Tiranë protestuan pak vetë të organizuar nga Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë. Kërkesa më e përsëritur në pankarta lidhej me statusin e minatorit i cili ende ka mbetur si një draft projekt ligji në parlament.

Një grup tjetër protestuesish u shfaqën tek Ministria e Energjetikës dhe një tjetër në Kombinat, ku punonjës të fasonerive kërkonin më shumë të drejta në punë dhe paga më të mira.
Grupe protestuesish nga shërbimi taksi kishte në Vlorë dhe në Shkodër. Ata kërkuan ndërhyrjen e Bashkive dhe Krimit Ekonomik kundër informalitetit.

Një protestë mund të bëhet edhe vetëm, ashtu siç bëri një punëtor nga Fieri. Edmond Hoxha mbajti një pankart të varur në qafë, në të cilën shkruhej “ Kam fuqi, kam zanat, nuk kam punë o i gjatë”. Mesazh i drejtohej kryeministrit Rama i cili shpesh ne publik shprehet se “në Shqipëri ka punë por s‘ka profesionistë”
“1 Maji”-n në Shqipëri është datë pushimi zyrtare.

Në Tiranë pedonalja ishtë mbushur më njerëz dhe muzika e rrugës i dha hare pushimit . .
Një protestë mund të bëhet edhe vetëm, ashtu siç bëri një punëtor nga Fieri. Edmond Hoxha mbajti një pankart të varur në qafë, në të cilën shkruhej “ Kam fuqi, kam zanat, nuk kam punë o i gjatë”. Mesazh i drejtohej kryeministrit Rama i cili shpesh ne publik shprehet se “në Shqipëri ka punë por s‘ka profesionistë”

Tek parku i liqenit, si gjithnjë që prej komunizmit dhjetëra familje vazhdojnë të shtrojnë drekën në natyrë ,e plotë të tjerë i kundronin nga lokalet.
E njëjta pamje , me pak ndryshime ishte në çdo qytet të vendit.
Shqiptarët ende festojnë për 1 maj.

Interested in ordering cheapest medications over the internet
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.