Politike

Dita e Pavarësisë / Berisha, të rinjve në Tik-Tok: Merrni përgjegjësitë për vendin

110 vjetorin e Ditës së Pavarësisë, Kryetari i PD Sali Berisha e ka uruar përmes një mesazhi në llogarinë e tij Tik Tok.

 “Pavarësia e Shqipërisë është si të thuash festa e të gjitha festave të shqiptarëve.

Pa pavarësinë e Shqipërisë, ne do të ishim vidhisur në honet apo mjegullnajat e Ballkanit.

Lavdi Zotit, sot ne jemi të lirë!

Në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo që ndodhemi.

Por sot, ne kemi një problem shumë të madh, këtë regjim i cili, me politikat që ndjek, me antireformat që realizon, me plaçkitjen që i bën pasurisë kombëtare dhe fondeve publike, po përzë shqiptarët!

Po përzë rininë e kombit, sa asnjë regjim tjetër në histori.

Ndaj dhe kjo ditë është një thirrje për çdo të ri të këtij vendi, për çdo shqiptar të marrë përgjegjësitë e tij në mënyrë që Shqipërinë, këtë tokë të begatë, këtë vend të bekuar ta shndërrojmë në kopshtin më të bukur të ëndrrave tona në shtëpinë e së ardhmes sonë”, thotë Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë