Moti

Dita e martë me shi, nga e mërkura nis i ftohti dhe bora

Pas një anomalie atmosferike që preku Europën Juglindore dhe vendin tonë me temperatura të larta deri në 23 gradë celcius, pritet që kjo situatë meteorologjike do të ndryshojë.

Ditën e martë i gjithë vendi do të jetë me reshje shiu dhe stuhi përgjatë zonës perëndimore. Edhe nesër temperaturat do të mbeten të larta. Ditën e mërkurë, një impuls i ajrit të ftohtë polar do të rikthejë dimrin në Europë dhe vendin tonë. Priten reshje bore intensive në zonat malore, por dhe në lartësitë e ulëta deri në 400-600 m në nivelin e detit. Temperaturat do të fillojnë të zbresin menjëherë.

Por, ditët më të acarta të javës do të jenë e enjtja dhe e premtja ku termometri do të zbresë deri në -15 gradë në veri, -5 gradë në zonën e ulët dhe -2 gradë në bregdet në mëngjes, por dhe mesdita do të jetë e ftohtë ku temperaturat nuk do t’i kalojnë vlerat deri në 8-9 gradë celcius!


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë