Lajme

Dita e Flamurit, urimi i Putin për Metën dhe shqiptarët

Presidenti Ilir Meta ka marrë një mesazh urimi nga Presidenti rus, Vladimir Putin me rastin e Ditës së Flamurit.

Mesazhi është bërë publik nga Ambasada Ruse në Tiranë.

"I nderuar zoti President, Pranoni urimet e sinqerta me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë, Ditës së Flamurit. Jam i bindur se zhvillimi i marrëdhënieve ruso-shqiptare do t`u përgjigjej interesave të popujve të vendeve tona dhe tërë kontinentit Evropian. Ju uroj shëndet dhe suksese, ndërsa të gjithë bashkatdhetarëve Tuaj – lumturi dhe prosperitet”, thuhet në mesazhin e urimit të Vladimir Putinit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë