Në Ditën e Europës, Grupi Parlamentar Socialist ka depozituar projekt-Rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë mbi Rekomandimin e Komisionit Evropian për Hapjen e Negociatave të Anëtarësimit midis Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë.
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka publikuar tekstin e pr. Rezolutës në faëqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, ndër të tjera shkruan “Duke shpresuar se edhe opozita do ta mbështesë Shqipërinë në këtë moment historik të rrugës sonë europiane, duke hequr dorë nga balta kundër imazhit të Shqipërisë, ftesa jonë është që kjo Rezolutë të miratohet sa më parë nga të gjithë anëtarët e Kuvendit. Rezoluta i bën thirrje njëzëri vendeve anëtare të BE-së që të marrin vendimin për fillimin e negociatave të anëtarësimit midis Bashkimit Europian dhe Shqipërisë, si fillimi i një rruge për shndërrimin e mëtejshëm europianizues të vendit, me vetëdije se kjo do të jetë një rrugë e vështirë dhe e gjatë, por se hapja e negociatave do t’i japë shpresë dhe orientim këtij rrugëtimi” ka vijuar Balla.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.