Biznes

Dita e Beqarëve, Alibaba thyen rekordin e shitjeve, 31 mld dollarë

Shpenzimi vjetor për pazarin online në Ditën e Beqarëve (Singles Day) ka bërë që Alibaba ka fatururar një rekord prej 31 miliard dollarësh.

Ndërmarrja më e madhe e e-commerce (shitjeve në internet) ka tejkaluar rekordin e vitit të kaluar në 16 orë e gjysmë.

Ngjarja mbledh në mënyrë të rregullt shitjet më të mëdha krahasuar me Black Friday (të premten e zezë) dhe Cyber Monday (e hëna që ndjek festën e falenederimeve) të dyja sëbashku.

Gjatë parashitjes për Ditën e Beqarëve, (11 nëntor) që nisi tre javë më parë, Estée Lauder (EL) ka arritur një rekord prej 1 miliard jen (143 mln dollarë) në termat e porosive të produkteve, është shprehru Alibaba të dielën. Përdoruesit e Alibaba kanë porositur iPhone të Apple (AAPL) për një vlerë 100 mln jen (14 mln dollarë), ka konfirmuar shoqëria.

Suksesi i shitjeve vjen këtë vit pasi rritja e Alibaba është nën presionin e ekonomisë së ngadalësuar të Kinës dhe luftës tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një studim i fundit nga firma kërkimore Oliver Wyman zbuloi se blerësit presin të shpenzojnë gati 10% më shumë këtë vit në krahasim me 2018-ën. Kjo mund të jetë një shenjë e dobësimit të rritjes. Vitin e kaluar, Alibaba raportoi një rritje prej 27% në të ardhurat e shitjeve të Singles Day.

"Singles Day po mbahet si një zile për gatishmërinë së konsumatorëve kinezë për të shpenzuar përballë ngadalësimit të brendshëm të ekonomisë", shkroi Jeffrey Halley, analist i lartë i tregut për Paqësori Aziatik në Oanda, në një deklaratë të hënën. Por "uljet e mëdha të çmimeve i bëjnë konsumatorët të shpenzojnë pa fre, pa marrë parasysh sa e keqe mund të jetë ekonomia," shtoi ai.

"Ne vazhdojmë të ndihemi shumë të sigurt në lidhje me potencialin e rritjes së ekonomisë," tha shefi i marketingut Alibaba, Chris Tung, për CNN në një intervistë. "Ne po orientohemi më thellë drejt zonave më pak të zhvilluara të Kinës, për të arritur më shumë blerës të rinj në internet, kështu që ekziston një mundësi e madhe e pashfrytëzuar atje."

Dita e Beqarëve (Singles day) është një festë joformale, e përkundërta e Shën Valentinit që festonjnë njerëzit që nuk janë në një marrëdhënie romantike.

Alibaba filloi të ofrojë ulje çmimesh në Ditën e Beqarëve për herë të parë në 2009 dhe që atëherë e ka shndërruar ditën në një shpërblim 24-orësh të blerjeve në internet në Kinë.
Platforma të tjera kineze të shitjeve on line si JD.com dhe dyqane fizike gjithashtu janë përfshirë në këtë festë, dhe ngjarja ka filluar të përhapet edhe jashtë Kinës. Filiali i Alibaba në Azinë Juglindore, Lazada, ofron zbritje në Ditën e Beqareve në Singapor, Malajzi, Indonezi, Tajlandë dhe Vietnam.

Firma si Nike (NKE) dhe Brooks Brothers ofrojnë ulje çmimesh në ditën e Beqarëve në saitet e tyre në SHBA.

Por ngjarja e Ditës së Beqarëve në Kinë është deri tani më e madhja në botë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë