Në ditën Botërore të Talasemisë, Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe stafi i Presidencës kanë dhuruar gjak. Presidenti Meta ka bërë apel që qytetarët të dhurojnë gjak për të shpëtuar jetë.
“Të dhurojmë gjak, si akt humanizmi e solidariteti për personat që kanë më shumë nevojë për të. Të gjithë së bashku të mposhtim indiferencën dhe të ndërtojmë solidaritetin për të dhuruar gjak për ata që kanë nevojë. Shoqëria jonë ka nevojë të nxisë vecanërisht vullnetarizmin në dhurimin e gjakut. Të motivojmë dhe inkurajojmë të gjithë qytetarët dhe vecanërisht të rinjtë për dhurimin e gjakut. Të bëhen përpjekje të vazhdueshme për përmirësimin e trajtimit të pacientëve me talasemi. Shoqëria duhet të jetë më pranë fëmijëve me talasemi”, deklaroi Meta.
Presidenti i akordoi gjithashtu Shoqatës së Talasemikëve Shqiptarë titullin “Për merita të veçanta civile”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.