Futboll

Disiplina mbyll stadiumet e Vlorës dhe Rrogozhinës, dënime në masë për Flamurtarin

Gazeta Si – Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së ka zbardhur sot vendimet në lidhje me ndeshjet e fundit për të gjitha kategoritë e futbollit shqiptar. Dënime në masë janë dhënë për Egnatian në Superiore dhe Flamurtarin në Kategorinë e Parë.

Stadiumet e këtyre ekipeve janë mbyllur nga Disiplina. Egnatia dhe Flamurtari do të luajnë pa tifozë deri në fund të sezonit, për shkak të dhënës në ndeshjet e fundit, që çoi deri në ndërprerjen e lojës. Dënimet kanë prekur edhe drejtuesit e dy klubeve të përmendura më sipër, te Flamurtari edhe trajnerin e shkarkuar Troisi.

Marselo Troisi, trajneri i shkarkuar i Flamurtarit denohet me 2 jave pezullim. Gazeta Si, 30 mars 2023

Vendimet kryesore të Disiplinës dhe Etikës
Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në terrenin sportiv, dënohet me gjobë në masën 50.000 lekë.

Erzeni, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në terrenin sportiv, dënohet me gjobë në masën 50.000 lekë.

Zyrtari i Egnatias, Agim Demrozi, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 4 ndeshje pezullim. Zyrtari i Egnatias, Klejdi Zenelaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 6 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, duke shkaktuar dhunë ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe ndërprerjen e përkohshme të lojës, dënohet me gjobë në masën 200.000 lekë dhe zhvillimin e ndeshjeve të mbetura pa spektatorë.

Besa, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në terrenin sportiv, dënohet me gjobë në masën 100.000 lekë.

Zyrtari i Dinamos, Indrit Skrela, për provokim të publikut, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti. Zyrtari i Dinamos, Ermal Barushi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, dënohet me 2 ndeshje pezullim.

Lojtari i Flamurtarit, Andi Ribaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 2 ndeshje pezullim. Zyrtari i Flamurtarit, Marselo Troisi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, dënohet me 2 ndeshje pezullim.

Zyrtari i Flamurtarit, Alfred Ferko, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 2 ndeshje pezullim. Zyrtari i Flamurtarit, Sinan Idrizi, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 4 ndeshje pezullim.

Flamurtari, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, duke shkaktuar dhunë ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe ndërprerjen e përkohshme të lojës, dënohet me gjobë në masën 200.000 lekë dhe zhvillimin e ndeshjeve të mbetura pa spektatorë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë