Futboll

Disiplina mbush me gjoba klubet, shkak sjellja e tifozëve dhe rregullorja

Komisionet e Disiplinës dhe Etikës pranë FShF-së kanë zhvilluar sot mbledhjen e radhës për të shqyrtuar të gjitha problematikat e ndeshjeve të fundjavës që shkoi për të gjitha kategoritë. Bien menjëherë në sy gjobat për shumë nga klubet e Abissnet Superiores, disa për sjellje të gabuar të tifozëve dhe disa për mosrespektim të rregullores së veprimtarisë.

Tirana, Vllaznia dhe Skënderbeu janë gjobitur me nga 50.000 lekë për sjelljen e gabuar të tifozëve të tyre në ndeshjet e fundit. Teuta ka marrë gjobë në të njëjtën vlerë, sepse nuk ka respektuar rregulloren, konkretisht nuk ka vendosur stemën e Abissnet Superiores në mëngën e djathtë të fanellës. Për të njëjtën gjë, klubit i Partizanit ka marrë vetëm një paralajmërim.

Para ndeshjes Skenderbeu-Partizani ne Korçe. Gazeta Si, 21 shtator 2021

Disa nga vendimet kryesore të Disiplinës dhe Etikës

  • Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, dënohet me gjobë në masën 50.000 lekë.
  • Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, dënohet me gjobë në masën 50.000 lekë.
  • Teuta, për mos respektim të rregullores së veprimtarisë, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore në mëngën e djathtë të fanellës, dënohet me gjobë në masën 50.000 lekë.
  • Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve, dënohet me gjobë në masën 50.000 lekë.
  • Partizani paralajmërohet se në rast të përsëritjes së mos vendosjes së stemës së Abissnet Superiore në mëngën e djathtë të fanellës do të jetë subjekt i masave disiplinore.

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë