Futboll

Disiplina gjobit Tiranën dhe Vllazninë për sjelljen e tifozëve në stadium

Gazeta si – Përveç humbjes që pësoi nga Tirana fundjavën e kaluar, Vllaznia ka marë edhe një gjobë nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF. Gjoba e vendosur për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve është 50 mijë lekë.

Për të njëjtën arsye dhe me të njëjtën shifër është gjobitur edhe Tirana. Dy skuadrat u ndeshën në stadiumin “Loro Boriçi”, ku kryeqytetasit fituan 0-1.

Nga ndeshja Vllaznia-Tirana, 0-1. Gazeta Si, 28 prill 2023

Një dënim të rëndë Komisioni i Disiplinës ka dhënë për futbollistin e Kastriotit, Eneid Kodra, të cilin e ka pezulluar me 5 ndeshje për sulm ndaj kundërshtarit.

Vendimet kryesore të Disiplinës dhe Etikës
Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në terrenin sportiv, dënohet me gjobë në masën 50.000 lekë.

Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në terrenin sportiv, dënohet me gjobë në masën 50.000 lekë.

Lojtari i Kastriotit, Eneid Kodra, për sulm ndaj kundërshtarit, dënohet me 5 ndeshje pezullim nga aktiviteti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë