Gazeta Si - Tashmë është zyrtare, Ilir Daja është trajneri i ri i Dinamos së Tiranës. Në fakt, tekniku kryeqytetas kishte nisur prej ditësh punën me skuadrën , por vetëm këtë të mërkurë ka ardhur prezantimi. Ai u shfaq në konferencë për shtyp para ndeshjes derbi me Partizanin.
Trajneri 57-vjeçar, njoftoi largimin nga Ballkani në Kosovë pak ditë më parë dhe nuk ka humbur kohë për skuadrën e re.
Daja ka qenë pjesë e Dinamos dhe më parë, i cili u shpall kampion në sezonin 2008-2009. Më pas ai ka drejtuar Besën, Tiranën, Skënderbeun, Flamurtarin dhe Partizanin, ku u shpall dhe njëherë kampion me korçarët, teksa ngriti dhe një Kupë të Republikës me ta.
Në stolin e bluve, ai do të pasojë të larguarin Dritan Mehmeti. Ilir Daja, do të bëjë debutimin, në derbin ndaj Partizanit, sfidë e planifikuar për tu luajtur ditën e enjte.
Objektivi i klubit kryeqytetas është “Final 4”, i cili beson se me teknikun Daja në krye do ta arrijnë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.