Njerez

Dikur luante përkrah LeBron James, sot i pastrehë dhe me probleme mendore

Jeta e Delonte West është një histori talenti, suksesi dhe ambicieje, por tani rrezikon të marrë një kthesë dramatike. Ish-lojtari i NBA ka qenë shok skuadre me LeBron James te Cleveland Cavaliers dhe ka luajtur rreth 400 ndeshje. Ai dha gjithçka për basketbollin, pastaj u zhduk dhe pas tërheqjes dhe nuk u shfaq më në publik.

Një heshtje e gjatë që zgjati deri para pak ditësh, kur Delonte West u rikthye në qendër të vëmendjes. Në fakt, në mediat amerikane po qarkullojnë disa video ku 36 vjeçari deklaron se është dhunuar në rrugët e Uashingtonit. “Erdhi drejt meje me një armë, unë po ecja në rrugë”, dëgjohet të thotë ish-basketbollisti. Kur pyetet për më tepër detaje, ai përsërit vetëm një frazë: “Nuk më plas fare”.

Në një video tjetër që qarkullon në rrjetet sociale, dikush që ngjan me West shihet i shtrirë në tokë, i rraskapitur, i paaftë për të reaguar. Ajo që mund të shihet, megjithatë, është gjendja në të cilën West është e detyruar të jetojë, për shkak të një çrregullimi mendor.

https://twitter.com/N90sKindOfWorld/status/1219339349843763203

Çrregullimi bipolar dhe varësia nga droga kanë bërë që ai sot të jetë në këtë gjendje. Menjëherë pas publikimit të videove, shumë basketbollistë të NBA kanë bërë thirrje organizatës që ta ndihmojë urgjentisht 36-vjeçarin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë