Lajme

Digjnin mbetje të ndryshme, arrestohen 2 persona në Krujë

Policia e Krujës ka arrestuar dy shtetas dhe ka proceduar një tjetër për veprën penale “Ndotja e ajrit”.

Policia thotë se janë vënë në pranga shtetasit Sh. T., 57 vjeç dhe S. Z., 65 vjeç, banues në Kameras, Fushë Krujë.

Ndërkohë është proceduar në gjendje të lirë shtetasi Sh. Sh., 45 vjeç, banues në Krujë.

Sipas policisë, këta shtetas, më ditën e djeshme (4 mars) në Krastë, Krujë, në një gropë gëlqereje po digjnin mbetje të ndryshme, duke shkaktuar tym e gazra dhe arome të rëndë, të dëmshme për shëndetin e qytetarëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë