Një makinë është djegur gjatë orëve të natës në lagjen “Vojo Kushi” në qytetin e Shkodrës. Mjeti tip “Ford” ishte në pronësi të shtetases me iniciale A. L. dhe ishte e parkuar pranë banesës në rrugën “Qemal Draçini”.
Dyshohet se makina është djegur qëllimisht, megjithëse pronarja e mjetit ka thënë në Polici se nuk ka pasur konflikte. Mjeti më parë është spërkatur me lëndë djegëse dhe më pas i është vënë flaka.
Policia ka shoqëruar disa persona si dhe po verifikon kamerat e sigurisë së objekteve përreth për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.
Kryeqendra e veriut është kohët e fundit është tronditur nga ngjarje të shumta kriminale që akoma janë pa autor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.