Lajme

Digjet Muzeu Etnografik në Has

Digjet Muzeu Etnografik në Krumë të Hasit.

Muzeu i cili ruante veshje dhe sende të rralla të zonës, është një humbje e madhe në kulturën e vendit.

Arsyet e zjarrit nuk dihen ende, por ndërhyrja e zjarrfikësve nuk ka mjaftuar për ta shpëtuar.

Ndërtesa është shembur në çatinë e saj dhe asgjë s’ka mbetur më brenda.

Ndërkohë, drejtuesi i Institutit Antropologjik Tiranë, Nebi Bardhoshi, thotë për këtë humbje kulturore se është pak të thuhet se është lajm i keq.

“Pak është të thuhet se është lajm i keq. Duke pasur parasysh situatën kur ndodh një gjë e tillë, shumëkush s'ia ka ngenë të merret me këtë çështje”, shkruan Bardhoshi.

Ndër të tjera, ai thotë se “veç faktit që kërkohet zbardhja e çështjes, akoma më shumë kërkohet që ky muze të rindërtohet ose gjendet një hapësirë tjetër e denjë. Po ashtu kërkohet të veprohet sa më shpejt për të gjithë muzetë etnografikë të mos lihen në harresë”.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1505941552917375&set=a.284339521744257&type=3&theater

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë