Lajme

Digjet flamuri shqiptar në Athinë, thirrje të ashpra raciste

Nuk ka qetësi që pas vrasjes së Kostandinis Kaçifas, ku pala greke ka pretendimet e veta për vrasjen e 35-vjeçarit në Bularat pas shkëmbimit me armë zjarri me RENEA-n.

Mbrëmjen e djeshme, dhjetëra grekë në Athinë kanë djegur flamurin shqiptar, ndërsa të gjithë njëzëri lëshojnë thirrje raciste dhe kërcënojnë për hakmarrje.

Ndërkohë, në banderolat që mbajnë në duart shkruhet “Konstandinos Kacifas i pavdekshëm”.

Ata dëgjohen teksa thonë njëzëri:

Gjaku rrjedh dhe kërkon hakmarrje

Çekiç dhe flakë për qentë shqiptarë

Dëgjoni mirë derra shqiptarë, do kthehemi sërish dhe do dridhet toka

Ushtria greke në Vorio Epir, gjaku rrjedh dhe hakmarrje kërkon

Jashtë tani të gjithë shqiptarët. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë