Lajme

Digjet banesa në Pogradec, lëndohet pronari i shtëpisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në Pogradec.

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë, duke shkaktuar probleme të konsiderueshme në të.

Si pasojë e rrjedhjes së gazit, në një shtëpi dykatëshe në lagjen numër 1 të qytetit të Pogradecit, ka shpërthyer në flakë kati i parë i një banesës si dhe ka marrë dëmtime dhe djegie trupore pronari i shtëpisë, 64-vjeçari me inicialet Y. L.

Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë llogariten edhe dëme të shumta në katin e parë të godinës.

Po ashtu, në vendngjarje kanë shkuar edhe specialistë, të cilët kanë çmontuar bombolën e gazit, e cila shkaktoi shpërthimin në banesë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë