Pavarësisht se ajo është nënë e 4 fëmijëve, stilistja e njohur Victoria Beckham ka ruajtur gjithmonë të njëjtën peshë trupore. Megjithatë ajo që shfaqet gjithmonë në formë, dhe mjaft elegant, ka një dietë të caktuar që ndjek.
Ish ylli i Spice Girl, e quan këtë dietën e saj “të emergjencës”, dhe humb 4 kg në 4 ditë.
Gjithashtu ajo këshillon që të konsumohet shumë ujë gjatë mbajtjes së dietës, të paktën 1.5 litra.
Dieta e plotë:
Dita e parë:
Lejohet konsumimi vetëm ujë ose çaj jeshil.
Dita e dytë:
Në mëngjes: gjysmë molle jeshile, gjysmë racioni oriz i zier, 100 gr kos me pak yndyrë
Në drekë: 100 gr kastaveca me pak vaj ulliri dhe lëng limoni, gjysmë racioni oriz i zier, 40 gr proshutë.
Mesvakte: Frut çfarë të dëshironi, 1 vezë, sallatë me lakër.
Në darkë: Omëletë, gjysmë racioni oriz i zier.
Dita e tretë:
Në mëngjes: një fetë buke të zezë me gjalpë, kafe ose çaj (pa sheqer), pak shalqin, 50 gr djathë pa shumë yndyrë.
Në drekë: Kastravec me pak limon, 2 feta proshutë, 2 copa pjepër.
Në darkë: Dy domate me vaj vegjetal, 80 gr djathë, një copë pjepër. Mund të kosnumoni dhe disa feta shalqin.
Dita e katërt:
Në mëngjes: 200 gr kos, 1 banane.
Në drekë: dy feta bukë të zezë pa gjalpë, 2 domate, 200 gr kos.
Në darkë 150 gr sallatë me spec të kuq dhe kastravecë, pak proshutë dhe 200 gr kos.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.