Jete & Stil

Dieta e Jennifer Lopez

Diva e skenave botërore Jennifer Lopez vazhdon të na mahnisë me format e sajt trupore.

 Pavarësisht se këngëtarja mbart 48 vite në supe, ajo është lakmuar gjithmonë për fizikun e  saj mjaft në formë.

 Sidoqoftë ka pas pamjes së mrekullueshme të  këngëtares së famshme ka disa sekrete, të cilat I ka zbuluar instruktorja e personazheve të njohur, Tracy Anderson, e cila qëndron gjithashtu edhe pas fizikut të mahnitshëm të J Lo-së.

Ajo ka folur për dietën e klientes së saj dhe regjimit të fitnesit dhe çuditërisht dieta nuk duket kaq e vështirë për t’u ndjekur.

Trajnerja e cila zbulon se “muskujt e barkut bëhen në kuzhinë”, thotë se Jennifer Lopez konsumon një dietë të pasur në perime dhe të paktë me ushqime të procesuara. “Çdo gjë është organike dhe e mirëmenduar në një balancim të proteinave të cilësisë së lartë dhe ushqimeve me shumë elementë nutritivë”, zbulon Anderson. “Çdo gjë është e freskët, asgjë nuk kalon në procese përpunimi”.

Ja se çfarë ha Jennifer Lopez në një ditë të zakonshme:

Mëngjesi: Zakonisht ajo e nis ditën me një lëng proteinash dhe kafe pa kafeinë.

Drekë: Superstari ha një sallatë të “rëndë” me perime me proteina nga mish pa yndyrna të këqija, si salmoni.

Darkë: Ajo në shumicën e rasteve mbyll ditën me drithëra, si kuinoa dhe proteina nga mish të varfër në yndyrë.

 Gjithsesi Jennifer Lopez ia detyron fizikun e saj jo vetëm ushqyerjes së shëndetshme.

Superstari nuk fle më pak se 7 orë gjumë në natë dhe mbështetet në stërvitje të rreptë 3-4 herë në javë. Anderson gjithashtu insiston se, Lopez nuk e privon veten dhe nga përjashtime të rastit, por vetëm 2 gjëra janë rreptësisht të ndaluara: kafeja dhe alkooli.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë