Jete & Stil

Dieta e ‘dembelëve’

Nëse doni të humbisni peshë, por nuk jeni të gatshëm të sakrifikoni shumë në vaktet tuaja, apo të ushtroni aktivitete sportive ja disa këshilla interesante.

Kjo dietë quhet “dembele” pasi nuk kërkon ndonjë përkushtim të veçantë dhe ju mund të vazhdoni të konsumoni ushqimet që keni për zemër.

Dieta ka 2 rregulla kryesore: 
1. Duhet të pini 1-2 gota ujë me nga 200 ml 20 minuta para çdo vakti që konsumoni
2. Gjatë kohës së ushqimit dhe deri në 2 orë pas konsumimit të ushqimit nuk duhet të pini ujë

Si funksionion:
Kjo dietë për 2 javë jep një rezultat minus 5 – 8 kilogramë dhe ndikon në rritjen e metabolzimit dhe energjisë. Kjo ndodh për shkakun se pirja e ujit para vaktit pakëson urinë  dhe krijon ndjesinë e ngopjes.

Nga ana tjetër përmirësohet tretja dhe humbasin kilogramët e tepërt, për shkak të ruatjes së regjimit të mos konsumimit të ujit deri në 2 orë pas konsumimit të ushqimit, pasi pirja e ujit gjatë ushqimit e ngadalëson tretjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë