Futboll

‘’Dielli artificial’’, zgjidhja e FSHF-së që po has kundërshtime në Angli

“Air Albania Stadium” u përurua më 17 nëntor me ndeshjen Shqipëri-Francë. Përpos një investimi gjigand, federata vazhdon të hasë vështirësi në infrastrukturën sportive, ku shqetësimi kryesor është padyshim fusha.

Në shumë ndeshje ka patur shkëputje dhe janë krijuar gropa, ku mendohet që investimi për fushën ka kapur shifrën e 50.000 eurove. Problemi qëndron te fakti që streha e tribunës jugore të stadiumit mbulon nga rrezet e diellit gjysmën e fushës. Duke parë që është një problem i vazhdueshëm, federata  ka gjetur një zgjidhje alternative. Atë të krijimit të një ‘’dielli artificial’’, projekt që kap shifrën e 200.000 eurove.

Çfarë është "dielli artificial’’?

Një sistem inovativ i ndriçimit artificial, i krijuar për të përmirësuar rritjen e barit natyral dhe të atij sintetik në stadiumet e futbollit dhe fushat e lojërave në përgjithësi. Është në fakt një strukturë e re modulare, e përbërë nga porta të lëvizshme të pajisur me llamba 1000W, të afta për të lëshuar një dritë homogjene me spektër midis 400 dhe 700nm, e cila është e dobishme për të përmirësuar procesin natyror të fotosintezës së barit dhe ruan vlerat, veçanërisht në periudhat me rrezatim të ulët diellor (fundi i dimrit, vjeshta, fillimi i pranverës). Sistemi gjithashtu siguron një ngrohje të fushës që favorizon shkrirjen e borës (deri në 5 cm) dhe akullit gjatë periudhave më të ftohta.

Metoda

Kundërshtimet

Përpos faktit që është një ide inovatore, kjo metodë ka hasur kundërshtime në ato vende ku është praktikuar. Një nga skuadrat që e përdor këtë metodë është Brighton dhe Hove Albion, ku tifozët dhe banorët pranë stadiumit ku luan ekipi, kanë dalur hapur kundër kësaj praktike.

Një peticion (link) që i bën thirrje klubit të heqë dorë nga kjo praktikë, i hartuar nga artisti Steve Geliot, ka mbledhur më shumë se 11,000 firma. Disa nënshkrues janë të shqetësuar për ndikimin që kanë këto dritat në jetën e egër, veçanërisht te insektet: një grua pretendon se mund të dëgjojë zogj që ende cicërojnë në kopshtin e saj në orën 9 të darkës. Të tjerë ankohen se dritat po i mbajnë zgjuar. "Ndriçimi po bllokon gjithashtu yjet, duke sjellë probleme me gjumin dhe duke shkaktuar dëme në ekosistem. Klubi duhet të gjejë një sistem alternativ të ndriçimit që shmang të gjitha këto probleme."- shprehet një prej nënshkruesve.

Një shtëpi afër stadiumit , fotografuar në orën 9 të darkës, kur ''dielli artificial'' ishte ndezur

Nga ana tjetër, klubi i Premier League ka mbrojtur metodat e tyre për ta mbajtur fushën në një gjendje optimale, duke thënë kjo zgjidhje  është më e sigurta për futbollistët. "Ne i marrim shumë seriozisht përgjegjësitë tona për mjedisin, por si linjat ajrore, prodhuesit e makinave, supermarketet, fabrikat e mallrave të konsumit dhe bizneset e tjera që ne përdorim të gjithë çdo ditë, është e pamundur për ne që të eliminojmë plotësisht gjurmët tona mjedisore."

Peticioni

Tapeti i vendosur në “Air Albania Stadium” kërkonte 90 ditë, që të bëhej gati për të pritur një ndeshje futbolli. Shtrimi i tapetit nisi në 10 shtator dhe përfundoi në 17, pra fiks dy muaj përpara duelit me Francën. Që këtu nis problemi fillestar, pasi mungonte edhe 1 muaj që terreni të ishte në kushtet e duhura. Por, përpos problematikës të treguar, stadiumi i ri është më i kërkuari sot, ku punimet për ndërtimin e nisën 3 vite më parë mbi rrënojat e Stadiumit Qemal Stafa.

Air Albania Stadium

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë