Media Galeri

Diego Armando Maradona, jeta në foto

Jeta e një prej personazheve që kanë bërë historinë e futbollit dhe sportit botëror. Diego Armando Maradona u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare pas një ataku kardiak. Përveçse spektakolar dhe mahnitës në fushë, Maradona ka qenë gjithmonë një personazh i jashtëzakonshëm edhe jashtë saj. “Dora e Zotit” është një ndër batutat kult të yllit argjentinas referuar golit me dorë ndaj Anglisë në Botëror. Ishte e njëjta ndeshje ku “El Pibe de Oro” shënoi edhe golin e shekullit, duke dribluar thuajse gjithë ekipin kundërshtar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë