Lajme

Dibër, baresha 19-vjeçare bie në humnerë dhe humb jetën

Një adoleshente ka vdekur dhe një person mbeti i plagosur aksidentalisht për shkak terrenit të keq në Dibër.

Ngjarja e parë ka ndodhur në fshatin Draj Reç të Dibrës, ku viktimë ka mbetur shtetasja S.H., 19 vjeçe. Burimet bëjnë me dije se vajza kishte shkuar për të kullotur bagëtitë në mal dhe nuk është kthyer në banesë.

Familjarët janë vënë në kërkim të saj dhe e kanë gjetur të vdekur në vendin e quajtur “Shpella e kuqe”. Sipas policisë bëhet fjalë për një ngjarje aksidentale, ku 19-vjeçarja është rrëzuar nga një lartësi shkëmbinjsh dhe ka humbur jetën.

Ndërkohë, rasti i dytë ka ndodhur në Bulqizë, ku i dëmtuar ka mbetur minatori H.K., 55 vjeç. Ky i fundit është rrëzuar në një masiv gurësh jashtë galerisë. Si pasojë e kësaj, ai ka marrë plagë serioze në trup dhe për pasojë u dërgua në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në të dyja rastet materialet u referuan në prokurorinë Dibër, për ngjarje aksidentale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë