Futboll

Dibala “vret” Milanin, Juventusi kthehet në krye

Duhej të futej në fushë Paulo Dibala që Juventusi të thyente 1-0 Milanin dhe të merrte kryesimin e Serisë A. Kampionët e Italisë kanë vuajtur jo pak ndaj një Milani, që ka krijuar disa raste me Piatek, ndërsa Shezni ka bërë mrekullinë në gjuajtjen e Paketës me kokë në pjesën e parë. Portieri polak reagoi mirë edhe në gjuajtjen e Hernandez në fundin e kësaj pjese.

Juventusi? Në pjesën e parë vetëm një tentativë e Higuain, e ndalur me këmbë nga Donaruma. Milani nuk është cinik në zonën gold he humb raste. Në fillim të pjesës së dytë Matuidi i shkon afër golit me një të djathtë të fuqishme, pastaj Sarri i surprizon të gjithë, duke ndërruar Ronaldon me Dibalën. Në fushë futen më pas Douglas Kosta dhe Bonaventura për të freskuar ekipet. Del edhe Piatek për Leaon te Milani, kurse Rabiot merr vendin e Matuidi.

Milani rrezikon me Çalhanoglu nga një goditje dënimi, por Shezni është i pakalueshëm. Ndeshja mund të zgjidhet vetëm nga një episod dhe Paulo Dibala, pas një kombinimi të bukur me Higuain në minutën e 77-të, driblon Romanjolin dhe mposht Donarumën. Milani reagon, por pa rezultat, ndërsa Higuain është afër golit të dytë në fund. Juventusi i falet Dibalës dhe zbret nga kreu Interin. Bardhezinjtë kanë 32 pikë, ndërsa Ronaldo tani është çështje, pasi e ka kontestuar sërish ndërrimin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë