Njerez

Diana dhe letrat për divorcin mbretëror: ‘Po ta dija se ç’do kisha kaluar, s’do kisha pranuar’

Nga Gazeta Si - Tridhjetë e dy letra për të rrëfyer zhgënjimin e ditëve të divorcit nga Princi Charles dhe për të treguar figurën e saj unike dhe të paharrueshme emocionale.

Tridhjetë e dy letra nga Diana, Princesha e Uellsit, në të cilat ajo shkruan për dhimbjen e ditëve të divorcit: “Po kaloj një moment shumë të vështirë dhe presioni është i madh dhe nga të gjitha anët.

Është shumë e vështirë ndonjëherë të mbaj kokën lart dhe sot jam në gjunjë vetëm duke shpresuar se ky divorc do të ndodhë së shpejti me një kosto të tmerrshme”.

Është prilli i vitit 1996 dhe princesha kërkon falje që nuk e mbajti dot premtimin për të parë teatër me miqtë. Në maj, ajo kujtoi në një tjetër letër se si “linjat e saj telefonike regjistroheshin vazhdimisht”.

Dhe dëshpërimi është i tillë sa Diana i rrëfen: “Nëse një vit më parë do ta dija se çfarë do të kisha kaluar me këtë divorc, nuk do të kisha pranuar”. Për ta mbyllur me hidhërim: “Është mizore dhe e tmerrshme”.

"Përgjegjësi shumë e madhe, duke qenë pronarë të dokumenteve të tilla", thonë Susie dhe Tarek Kassem, çifti i miqve që mbanin korrespondencë të ngushtë me princeshën. Shumë e madhe për t’u kaluar te fëmijët e saj shtoi Kassems me të cilin Diana kaloi shumë momente.

Diana kujton Krishtlindjet e vitit 1995 në një letër, ndërsa William dhe Harry si fëmijë ishin në Sandringham me babain e tyre Charles dhe familjen mbretërore. “Isha shumë e emocionuar që u ftova në një rast familjar, veçanërisht pasi më bëtë të ndihesha pjesë e ekipit”.

Tridhjetë e dy letra - disa nga më intime dhe personale do të mbeten me Kassems - të cilat do të dalin në ankand më 16 shkurt për Lay’s, një shtëpi ankandi në Cornwall dhe të ardhurat nga shitja do t’u dhurohen bamirësive të mbështetura nga princesha. Vlerësohet se mund të mblidhen deri në 90,000 paund.

Letra, të shkruara me një shkrim të bukur nga princeshë Diana, gjithmonë të shkruara personalisht - Diana nuk i pëlqente të mbështetej te sekretaret - dhe donte të falënderonte njerëzit me shënime, mesazhe të vogla.

Dizajnerët e fustanit të saj të nusërisë, çifti David dhe Elisabeth Emanuel, na treguan emocionin e marrjes së një letre të gjatë falënderimi për punën e tyre një ditë pas dasmës mbretërore. /Il Corriere della Sera/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë