Kuriozitete

Diamanti i rrallë rozë shitet për çmimin rekord

Diamanti rozë 15.8 karat i njohur si “The Sakura” është shitur për shifrën rekord prej 29.3 milion paund.

Diamanti i cili është vjollcë-rozë është bërë diamanti më i shtrenjtë në këtë ngjyrë i shitur ndonjëherë. Ai është quajtur “The Sakuna” sepse ngjan me lulet e qershisë.

Ajo çka e bën të veçantë këtë diamant është se vetëm 10% e diamanteve rozë peshojnë më shumë se 0.2 karat.

Shtëpia e ankandit “Christie” ka njoftuar se personi që bleu Sakuran ishte një blerës nga Azia por nuk jepen detaje të mëtejshme.

Në njoftimin e shtëpisë së ankandit thuhet se diamantet rozë në përgjithësi kanë 'shumë kokrriza', duke e bërë këtë gur të çmuar akoma më të rrallë.

Diamantet rozë janë bërë mjaft të përdorur kohët e fundit. Në shkurt reperi Lil Uzi mori një diamant rozë 24 milion dollarë për të cilin i kishte paguar që në vitin 2017.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë