Drejtësia

Dhunoi efektivin e policisë, lihet në burg i riu, mohon përfshirjen në ngjarje

Blerim Bullica i akuzuar se bashkë me 5 persona të tjerë, për shkak të një borxhi dhunuan efektivin e policisë Ervin Fanaj dhe vëllain e tij Bledar Fanaj në Kombinat, u la në arrest me burg nga Gjykata e Tiranës.

Por ai e ka mohuar autorësinë duke kërkuar lirimin nga qelia.

“Kam qenë duke fjetur gjumë kur policia mbërriti në shtëpinë time duke më arrestuar. Nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen, nuk kam qenë i pranishëm, nuk e njoh efektivin që është dhunuar”, ka deklaruar ai.

Prokuroria arsyetoi se bazuar në veprimet e para hetimore, Bullica bashkë me familjar e rreth shoqëror ka qenë i pranishëm në skenat e dhunës së ndodhur në Kombinat ndaj efektivit të policisë Ervin Fanaj dhe vëllait të tij. Në kërkim janë edhe 5 persona të tjerë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë