Drejtësia

Dhunoi bashkëshorten dhe mbante armë pa leje, burg për ish-drejtorin e burgut të Fushë Krujës

Gazeta Si - Durim Toska, ish-drejtori i burgut të Fushë-Krujës është lënë me masën e sigurisë "arrest në burg", pasi akuzohet se dhunoi pak ditë më parë bashkëshorten e tij.

Po ashtu gjatë kontrollit policor të ushtruar në banesën e tij u gjet edhe armë zjarri me municion të cilën 52 vjeçari e posedonte pa leje.

Në seancën e përcaktimit të masës së sigurisë, Gjykata e Durrësit la në fuqi kërkesën e prokurorisë për "arrest me burg" për 53-vjecarin deri në përfundim të hetimeve.

Dy avokatët mbrojtës të Toskës kërkuan një masë sigurie më të lehtë me argumentin se 53-vjeçari nuk e kishte dhunuar bashkëshorten, por kishin patur një debat normal familjar. Mësohet se edhe bashkëshortja ka tërhequr akuzën për dhunë në familje.

Sa i takon armës së gjetur nga policia gjatë kontrollit të banesës, Toska ka mohuar të ketë dijeni për ekzistencën e saj. Durim Toska u arrestua tre ditë më parë nga policia e Pogradecit, pas denoncimit të bashkëshortes për dhunë në familje. Gjatë kontrollit të banesës policia gjeti dhe një pistoletë model cek të cilën e mbante pa leje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë