Njerez

Dhuna seksuale, si ta bëj vajzën time të më tregojë?


Dhuna seksuale është bërë një “plagë” për shoqërinë në ditët e sotme. Të gjithë janë të shqetësuar për këtë fenomen por rastet e abuzimeve shtohen dita- ditës. Ajo që përbën një shqetësim të madh për mbarë botën është se viktimat kërcënohet të mos tregojnë.

 “Kur linda vajzën time mbas tre djemve, mendova se do të ishte më e lehtë të krijoja një marrëdhënie të afërt më të. Por kur vajza ime filloi të rritej kuptova se kishte shumë ndryshime nga një djalë, më shumë nga sa mendojmë. Veçanërisht më duket shumë shqetësuese se si të mësoj vajzën time të mbrohet nga sulmet seksuale. Djemtë dhe burrat mund të jenë viktima, unë jam e vetëdijshme për këtë dhe ne kemi ndërmarrë masa paraprake gjatë viteve me të tre djemtë tanë dhe shpresoj të kemi bërë mjaftueshëm për ti mbrojtur. Por për vajzën time jam e shqetësuar sepse nuk ka asnjë mënyrë për ta mbajtur larg rrezikut. E vërteta është se ndjehem e pa fuqishme kundrejt sulmeve seksuale”, thotë shkrimtarja Allison Slater.

Mosha 12 deri në 34 vjeç është cilësuar si periudha më e rrezikuara nga sulmet seksuale. Megjithëse mosha nuk është një tregues i saktë, statistikat për studentet e universiteteve japin shifra alarmante.   Në SHBA. psh . rreth  23.1 % e studenteve femra janë përballur me sulme seksuale,

“Sa herë që kontrolloja në rrjete sociale vazhdimisht miket dhe të njohurat mia postonin historitë e që kishin përjetuar, duke treguar si kishin shpëtuar në minutën e fundit dhe momentet e tmerrshme që kanë kaluar kur e ndjenin se po sulmoheshi” thotë shkrimtarja amerikane. “Por a do të ndodhte e njëjta gjë me vajzën tonë ? A do të na thoshte ajo, apo do ta mbante historinë e saj vetëm për vete dhe do të duheshin të kalonin 30 vjet për të folur. Nëse nuk e mbrojmë dot, a mund të bëjmë ndonjë gjë për t’u siguruar që do të jemi atje për të nëse ka nevojë për ne?”, shprehet Allison.

Psikologia Deborah Gilboa, një mjeke familjeje në Pitsburgh thotë se kur diskutojmë këto tema me fëmijët tanë, duhet të gjejmë mënyrën që t’i ndihmojmë të ndjehen të sigurt.

“Vajza ime është 6 vjeç tani dhe unë nuk duhet të flas për këto tema me të e pyeta, por e kuptova që duhet t’i flisja me delikatesë vajzës time, pra të gjeja mënyrën e duhur. Fillova t’i kërkoja të më thoshte kur dikush prekte trupin e saj ose fliste për trupin e ssaj”, tregon shkrimtarja.


Allison Slater.

. "Kjo do ta përgatisë vajzën tuaj më mire,” thotë ajo. Në të gjithë eksperiencën time 44 vjeçare, kam folur për abuzimin seksual dhe ngacmimin sikur do të ndodhë patjetër dhe kur e mendoj tani për vajzën time me tingëllon e frikshme . Gjatë gjithë kohës friksohem per të. Por Gilboa më tha se e vetmja mënyrë që vajza ime të fliste me mua ishte që unë ti L

Lisa Damour, një psikologe dhe autore e librit “Transitions In Adulthood" thotë se sapo fëmijët arrijnë vitet e tyre adoleshente, prindërit mund të përdorin teknika të veçanta. "Nëse jeni duke parë një ngjarje që përmban sulme seksuale dhe jeni në prani të fëmijës tuaj, keni   një mundësi e mirë për të folur më të rreth këtyre ngjarjeve. Në këtë rast ju duhet të tregoheni mirëkuptues dhe shpreheni në mënyrë të tillë që ta bindni fëmijën tuaj të flasë për gjithçka me ju”, thotë Dabour. Sipas saj kjo mënyrë ju lejon prindërve të transmetojnë mesazhet e duhura te fëmijët e tyre. Çdo prind e di se makina është një “vend magjik” ku adoleshentët flasin herë pas here për gjëra që nuk do të flisnin kurrë në tryezën e darkës.

Nuk është e lehtë për një adoleshent të thotë se është sulmuar seksualisht, siç duket shumë qartë edhe kohët e fundit që shumë grave i janë dashur vite të tëra, për të treguar eksperiencat e tyre të këqija.

Mediat amerikane vënë në dukje disa nga shenjat që një adoleshent është sulmuar seksualisht si mund të përjetojë vështirësitë e përditshme, si reagojnë kur duhet të ambientohen me fëmijët e tjerë dhe mjedisin ku jetojnë. Prindërit duhet të besojnë në instiktet e tyre. Modele të pashëndetshme të të ngrënit, shenja të ankthit ose shqetësimit, notat e ulëta, ndryshime në higjienë ose pamje, lëndimi ose abuzimi i vetes, pirja apo përdorimi i drogës, ndryshimet me gjumin ose sjelljen shoqërore mund të jenë shenja të traumës.

“ Sa herë që miqtë e shohin familjen time në publik, vënë në duke tre djemtë e mi, të cilët qëndrojnë gjithë kohës pranë motrës së tyre dhe gjithmonë bëjnë shaka dukë më thënë se ajo nuk do të jetë kurrë e rrezikuar pasi ka vëllezërit e saj të mëdhenj. Përgjigja ime është se ajo mund të kujdeset për veten, nuk duhet të jetë delikate vetëm se është motra e vogël tre djemve, ajo duhet të jetë e ashpër për t’u mbrojtur vetë nga gjithçka e keqe. Ne përpiqemi ta ushqejmë atë me një frymë që do ta inkurajojmë që të flasë dhe të kujdeset për veten, duke shpresuar se kjo do t'i shërbejë. Nëse dikush përpiqet të flasë me vajzën time ose ta prekë në një mënyrë që e bën të ndjehet keq, dua që ajo të luftojë për vetën , të ndjehet e sigurt dhe të mos jetë pesimiste për të ardhmen”, thotë Allison./Washington Post./


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë