Njerez

Dhuna seksuale nuk është problem vetëm i grave

Angelina Jolie ka folur për rëndësinë e të pasurit biseda të hapura rreth dhunës seksuale, duke shpjeguar pse është thelbësore që kjo temë të diskutohet midis grave dhe burrave. Në vitin 2012, aktorë dhe aktivistë të shumtë organizuan protesta të mëdha për parandalimin e dhunës seksuale. Gjithashtu, ish-sekretari i jashtëm britanik William Hague mbështeti kauzën e tyre dhe tha se do të siguronte që të vendosej drejtësi kundër autorëve. Në një intervistë të fundit Jolie foli për temën e përfolur nga shumë gra kohët e fundit, dhunën seksuale. Sipas saj, kjo çështje nuk duhet të ngelet vetëm një diskutim, por të gjithë duhet të veprojnë për ta luftuar fenomenin e dhunës seksuale. 

“Dhuna seksuale në konflikt është ende tabu. Femrat, meshkujt dhe fëmijët e lindur si rezultat i përdhunimit, shpesh trajtohen sikur janë ata që kanë bërë diçka të gabuar. Ata janë të refuzuar, stigmatizuar, ndërsa sulmuesit e tyre mbeten të pandëshkuar. Kjo është ajo që duhet të ndryshojë dhe jo të mbahen fjalime inkurajuese,” shprehet ajo.

Këtë vit çmimi Nobel i Paqes iu dha Nadia Murad dhe Denis Mukwege, dy dëshmitarëve të dhunës seksuale në luftë. Vendimi u vlerësua në një shkallë globale për të theksuar përhapjen e dhunës seksuale që shumë njerëz përjetojnë gjatë kohës së luftës.
Gjatë intervistës së saj, Jolie flet gjithashtu se bisedat rreth dhunës seksuale nuk duhet të rezervohen vetëm për vajzat dhe gratë, pasi është një çështje që të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm pa marrë parasysh gjininë.

"Unë nuk flas vetëm me vajzat e mia. Unë flas me ta me vëllezërit e tyre. Kjo nuk është vetëm një problem për gratë", thotë aktorja. Ajo shpjegon se burrat kryesisht duhet të mësojnë të mos kryejnë veprime të dhunës seksuale dhe të kenë familje të shëndetshme. Janë pikërisht ata pikënisja e gjithçkaje. Në nëntor, PSVI zhvilloi një festival filmi në Londër ku u shfaqën filmat që trajtonin temën e dhunës seksuale. Gjatë ngjarjes dy-ditore, u treguan mbajtën shfaqje për 38 filma dhe dokumentarë që ndanë tregimet frymëzuese të të mbijetuarve./The Independent/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë