Futboll

Dhjetë trajnerët më të mirë në botë në sezonin e fundit

Mediumi i njohur ESPN ka renditur dhjetë trajnerët më të mirë në botë në sezonit 2022/23, ku listës i prin Pep Guardiola i Manchester Cityt.

Përfundimi i sezonit të rregullt në botën e futbollit ka bërë të ketë ndryshime në renditjen e trajnerëve më të mirë, të bazuar në votat e dhëna për shkak të rezultateve të tyre.

Fitimi i tre trofeve nga Manchester City ka bërë që Guardiola ta marrë fronin si trajneri më i mirë i sezonit 2022/23.

Guardiola ka lënë pas vete trajnerin e Real Madridit, Carlo Ancelottin, ndërsa podiumi plotësohet nga Luciano Spalletti, i cili fitoi titullin e Serie A me Napolin.

Në vendin e katërt është renditur Mikel Arteta i Arsenalit, në të pestin Jurgen Klopp i Liverpoolit, ndërsa në vendin e gjashtë Lionel Scalonni i Argjentinës.

Vendi i shtatë është rezervuar nga Erik ten Hag i Manchester United, i teti nga Roberto De Zerbi i Brighton, i nënti nga Simone Inzaghi i Interit dhe Xavi i Barcelonës mbyll top dhjetëshen. /telegraf


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë