Kuriozitete

Devetë skualifikohen nga konkursi i bukurisë sepse kanë bërë… botox

Më shumë se 40 deve janë skualifikuar nga konkursi vjetor i bukurisë për deve sipas mediave Saudite.

Devetë e skualifikuara në konkurs, u gjykuan se kishin bërë injeksione Botox dhe ndërhyrje të tjera estetike.

Konkursi i cili filloi këtë muaj, fton pronarët e deveve më të bukura të konkurrojnë për rreth 66 milionë dollarë.

Ndalohen rreptësisht ndërhyrjet dhe ndryshime të tjera për t'i bërë devetë më tërheqëse. Juritë vendosin fituesin bazuar në formën e kokës, qafës, gungave, veshjes dhe qëndrimit të kafshëve.

Gjyqtarët në festivalin njëmujor, të mbajtur në shkretëtirën në veri-lindje të kryeqytetit saudit, Riad, kanë vënë re ndërhyrjet në devetë duke përdorur teknologji të avancuar.

Ndërhyrjet ishin në buzë dhe hundë, si dhe pronarët kishin përdorur hormone për të forcuar muskujt e kafshëve.

Konkursi i bukurisë së deveve kërkon të ruajë rolin e devesë në traditën dhe trashëgimisë e vendit ndërsa vendi i pasur me naftë po ecën përpara me megaprojekte modernizuese.

Rritja e deveve është një industri shumëmilionëshe dhe ngjarje të ngjashme zhvillohen në të gjithë rajonin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë