Lajme

Detajet e laboratorit të heroinës në Has, arrestohet biznesmeni turk

Pas zbulimit të rreth 100 kilogramëve heroinë në një punishte droge në fshatin Bernog të Hasit, policia ka ndaluar edhe personin e gjashtë të lidhur me këtë trafik. Në pranga ka përfunduar edhe një biznesmen turk. Sipas burimeve policore, ai rezulton të jetë një biznesmen turk në fushën e tekstileve. Identiteti i tijende nuk bëhet i ditur për arsye hetimi.

Ai kishte njohje me Xhevit Shytin i cili ka qenë i arrestuar në Turqi për trafik narkotikësh.

Burimet thonë se operacioni, i ndërmarrë në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese në rajon dhe Evropë është ende në vijim. Në Shqipëri në pranga janë vënë 6 persona 3 prej të cilëve nga familja Shyti, në banesën e të cilëve u gjet laboratori i drogës.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë