Ministri Xhafaj në deklaratën e parë për mediat, pas zbulimit të identitetit të dëshmitarit X nga PD e quajti Albert Veliun “qytetari dixhital i sajuar” ndërsa dëshminë e tij në selinë blu “sajesë dixhitale”.
I pyetur për dëshminë e Albert Veliut, Xhafaj u shpreh në këtë mënyrë:
“Dua t’ju them një gjë që këtu jemi në vendin e task force speciale kurse atje në vendin e sajesave dixhitale. Për të tjerat, detyra ime është të punoj për prokuroi speciale dhe polici speciale. Detyra e tyre për qytetarin dixhital të sajuar. Për mua është e rëndësishme të bëj detyrën”, tha ai.
Ministri Xhafaj vizitoi Task Forcën Speciale të operacionit “Forca e Ligjit” dhe atë “Anti Skifter” bashkë me ambasadoren gjermane, Susanne Schuetz, e cila u shpreh se vizita në ambientet e Taks Forcë Speciale kishte si qëllim njohjen me punën e saj.
“Po dal me përshtypje pozitive. Kemi nisur punën kemi arritur rezultatet e para e do të vazhdojmë t’a mbështesim. Dua të theksoj se lufta kundër krimit të organizuar është prioritet kyç për integrimin në BE dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim në këtë drejtim”- deklaroi ambasadorja gjermane.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.