Një kamion ka hyre me shpejtësi mes këmbësorë në një rrugë qëndrore në qytetin kanadez të Torontos, duke vrarë dhjetë persona dhe duke plagosur pesëmbëdhjetë të tjerë.
Dëshmitarët okularë përshkruajnë se automjeti është ngjitur mbi trotuarin e Rrugën “Yonge” dhe ka nisur të udhëtojë me shpejtësi gati 2 kilometra në orë, duke përplasur njëri pas tjetrit këmbësorët. Sipas “BBC”, shoferi u arrestua dhe po merret në pyetje.
“Pashë njerëz tek jepnin frymën e fundit para meje.”
“Dëgjova dikë të ulëriuste mbrapa meje, u ktheva dhe pashë kamionin- tha Rocco Cignielli, dëshmitar nga vendngjarja- Vura re se shumë persona gjendeshin të shtrirë përtokë, dy njerëz vdiqën para syve të mi”.
“Kamioni nuk ndalej”
Një shofere taksie, Nana Agyeman Badu, deklaroi se furgoni ishte nisur drejt qendrës së qytetit por pastaj papritmas u ngjit në trotuar.
“Mendova se ndoshta po bënte një dorëzim, përse do të udhëtonte në vendkalimin e këmbësorëve një mjet si ai? Vetëm pak minuta më vonë pashë se furgoni po godiste disa njerëz- rrëfen ajo- Një zonjë po ecte në drejtim të makinës afër një stacioni autobusi, por kamioni i kaloi aq pranë përmes sa ajo u rrëzua dhe të gjithë qelqi i stacionit u thye mbi të, unë u ndala dhe u mundova ta ndihmoja. Nuk e di nëse ia ka dalë.
“Shoqja ime ishte zhdukur!”
Michele Kelman punon në rrugën ku ndodhi ngjarja, Ajo tha se po kthehej në zyrën e saj me një mikeshë pas drekës, kur dëgjoi papritur britmat.
“Ktheva kokën dhe pashë trupa që fluturonin në ajër. Pjesa e përparme e furgonit të bardhë po vinte drejt meje”, tregon ajo.
Michele tha se ajo u përpoq të mbrojë veten dhe furgoni kaloi pa e prekur, por kur u kthye, shoqja i saj ishte zhdukur.
“Nuk mund ta gjeja trupin e saj për një kohë të gjatë”, shprehet ajo.
Znj. Kelman nuk pranoi të identifikojë shoqen e saj, sepse familja e saj nuk është njoftuar ende për vdekjen e saj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.