Rend dhe Ligj

Dëshmia e Artan Tafanit, merret në mbrojtje edhe ish-prokurorja e Lushnjës, Merita Selimi

Gazeta Si- Sekuestrohet në Lushnjë automjeti tip “Mercedes-Benz GLK” në përdorim të Klea Gjatës, vajzës e cila u arrestua në kuadër të operacionit “Kurrë mos harro”, si pjesëtare e grupit të Laert Haxhiut.

Makina, që është në pronësi të nënës së Klea Gjatës, u sekuestrua me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, që udhëheq këtë hetim.

Klea Gjata konsiderohet si e dashura e Laert Haxhiut. Përveç makinës, asaj iu sekuestrua edhe celularit pasi hetuesit besojnë se mund të zbardhin bisedat mes Klea Gjatës dhe Laert Haxhiut nga burgu i Janinës ku po mbahet i arrestuar ky i fundit.

12 persona u arrestuan javën e kaluar në kuadër të operacionit “Kurrë mos harro”. Artan Tafani, i cili është bërë bashkëpunëtor i drejtësisë, zbuloi grupin e Laert Haxhiut dhe zbardhi 6 vrasje të kryera ndër vite nga ky grup rival i bandës së Aldo Bares.

Për këtë automjet ka folur dhe bashkëpuntori i prokurorisë Artan Tafani, se ka lëvizur i armatosur së bashku me Laertin në disa qytete të vendit.

Ish-prokurorja e Lushnjës, Merita Selimi

Bashkëpunëtori ka treguar e dashura e Laert Haxhiut, ka dijeni thuajse për çdo lëvizje dhe krim të Laert Haxhiut, ndaj dhe prokuroria urdhëroi arrestimin e saj për akuzën e “Moskallëzimit të krimit” dhe “Përkrahjes së autorit të krimit”.

Ndërkohë, ish-prokurorja e Lushnjës Merita Selimi është marrë në mbrojtje nga policia, pasi dyshohet se ka qenë në shënjestër për t’u vrarë nga grupi i Laert Haxhiut.

Mësohet se Merita Selimi do të shoqërohet nga efektivë të Policisë së Shtetit kudo që të jetë në lëvizje.

Emri i ish-prokurores së Lushnjës doli nga dëshmia e Artan Tafanit, bashkëpunëtorit të drejtësisë që zbuloi grupin e Laert Haxhiut dhe zbardhi 6 vrasje të kryera nga ky grup.

Sipas dëshmisë së tij para hetuesve, Laert Haxhiu kërkonte të vriste Merita Selimin pasi kishte hetuar atë dhe bashkëpunëtorë të tij për një vrasje. Ish-prokurorja e Lushnjës u skualifikua nga Vettingu.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë