Kush dashuron të udhëtojë duke evituar strukturat tradicionale të akomodimit si hotele, apo rezorte dhe dëshiron pushime aventurë, inovatorët e teknologjisë kanë menduar edhe për këtë kategori.
Teknologjia në këtë rast vjen në ndihmë për të zgjidhur nevojat bazike gjatë udhëtimeve, që shpesh kthehen në problem dhe të prishin entuziazmin e pushimeve. Mes produkteve të propozuara janë antenat që mundësojnë dërgimin e mesazheve edhe kur nuk ka valë deri tek sistemi i pastrimit të ujit të cilët funksionojnë përmes rrezeve ultravioletë.
Tenda relaksuese
Tenda relaksuese e Blue Ridge të lejon të flesh duke u kolovitur mes dy trungje pemësh për të shijuar bukuritë e natyrës. Dizaini i saj ka edhe një zbulim praktik, në terrene të vështira mund të ndaloni pa ndjerë vrazhdësinë e tokës.
Çanta që lan duke udhëtuar
Qoftë kur përshkon Europën me çantë shpine apo kur udhëton në mënyrë ekonomike në Azinë Jugore, çanta Wash Bag është një zgjidhje për të mos hequr dorë nga nevojat higjenike. E pajisur me një hapësirë fleksibël, kjo çantë për udhëtim është e lehtë dhe me përmasa të vogla. Të lejon të lash teshat kudo gjatë udhëtimit duke kursyer kohë dhe para. Gjithë procesi i larjes zgjat tre minuta.
Hekuri për rroba më i vogli në botë
Hekuri për rroba në udhëtim i krijuar nga Steamfast ka një fuqi prej 420 vat dhe tre nivele të temperaturës. Hekuri në fjalë ka përmasat e një mausi kompjuteri.
Rroba në vakum
Produkti ndihmon për të nxjerrë jashtë ajrin nga çantëzat me vakum edhe atëherë kur nuk ke një fshesë me korent. I pajisur me një sensor që tregon masën e presionit, mundëosn zvogëlimin e volumit të rrobave.
Droni i udhëtimit
Me kamerën 4K, kontrollin nga celulari dhe 27 minutat e tij të fluturiit, DJI Mavic Pro, është një prej dronëve më të mirë të udhëtimit. Po më? Është i palosshëm.
Komunikim edhe pa valë
I inspiruar nga operacionet e shpëtimit në vende tragjedishë, goTenna është projektuar për të mbajtur të lidhur aparatet Android ose iOs edhe kur nuk ka valë. I realizuar me materiale rezistente, ky tip antene komunikon me celularin smart përmes Bluetooth. Lejon të shkëmbesh mesazhe dhe informacione për vendndodhjen në mënyrë të vazhdueshme dhe në kohë reale edhe pse për një distancë të shkurtër kilometrash.
Shishja që pastron ujin
Shumica e problemeve që kanë udhëtarët janë në lidhje me shëndetin prej ujit të kontaminuar. Në këto rrethana një sistem pastrimi për ujin bëhet i domosdoshëm kur destinacioni që do të ndërmarrësh paraqet rreziqe të tilla. CamelBak All Clear është një paisje që mundëson pastrimin e ujit në 60 sekonda. Bart bateri të rikarikueshme dhe përdor dritën ultravioletë për të neutralizuar viruset.
Banka e fuqishme e energjisë
I inspiruar nga personazhi i Marvel, Iron Man, ky përçues i energjisë i Efx ka një fuqi prej 12.000 amper/orë dhe dy porta Usb.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.