Futboll

Policia nuk e merr përsipër, derbi Tirana-Partizani rikthehet më 17 maj

Gazeta Si – Ndeshjet e javës së 33-të Superiores ishin parashikuar të luheshin të gjitha në një ditë, më 17 maj, por axhenda ndryshoi, duke e veçuar derbin e kryeqytetit nga katër ndeshjet e tjera të javës.

Sektori i garave në FSHF vendosi që Tirana-Partizani të luhej një ditë më parë, më 16 maj, por tani vjen një tjetër spostim për më 17 maj. Policia e shtetit, duke qenë e angazhuar ende me zgjedhjet e 14 majit, nuk e ka marrë përsipër zhvillimin e ndeshjes të martën. Kjo sfidë vendimtare për titullin kampion në Superiore do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, duke filluar nga ora 18:30.

Nga nje derbi Partizani-Tirana. Gazeta Si, 9 maj 2023

Forcat e rendit dhe Tirana, si klub organizator, do të kenë punë të madhe ditën e martë, pasi pritet një derbi mjaft i zjarrtë. Tiranën dhe Partizanin i ndajnë vetëm dy pikë në krye të tabelës së renditjes dhe kush fiton, hedh një hap të sigurt drejt titullit.

Të gjithë derbit kanë pasur probleme me administrimin e tifozëve. Dy klubet e kryeqytetit janë gjobitur gati sistematikisht për sjellje të gabuar të tifozëve të tyre, ndaj dhe këtë radhë nevojitet një plan masash më të ashpra.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë